Vllaznia kualifikohet në Champions

Champions Femra: Vllaznia- Ferencvarosh 0-0 (3-1 penallti)

Vllaznia e Shkodrës, kampionët e Shqipërisë në futboll për femra, luajtën sot në Poloni një finale kualifikuese të UEFA Women Champions League me Ferencvarosh të Budapestit.

90 minuta në ‘Ludowy’ të Sosnoweic të Polonisë të ndezura me një epërsi të lehtë të hungarezeve por me shpirtin e lartë të shkodranëve. Në lartësi portierja amerikane Ana Buhigas e kuqebluve të Nikolin Lekajt.

Në fund, shtesa 2×15 minuta për ti lënë vendin goditejve të penalltive.

Gjyqtarja greke Eleni Antoniu e cila drejtoi me kompetencë këtë takim i dërgoi skuadrat te pika e bardhë e penalltisë.

Aty ku portierja e Vllaznisë pret penalltinë e parë ndërsa shkodranët realizojnë. Seritë në vijim afrojnë dhe dy penallti të humbura nga hungarezet ( një jashtë dhe një tjetër e pritur nga Buhigas). Shkodranet realizojnë tri herë nga tri gjuajtje. Bileta kualifikuese vjen në Shkodër.

Vllaznia: Buhigas, Gjini, Maliqi,Curraj,Misini, Tider, Franja, Krasniqi, Berisha, Doçi, Lufo. Tr: N. Leka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!