Testi/ Tirana-Dinamo fitohet nga bardheblutë

Miqësore në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec, Tirana – Dinamo 2-0 (Seferi 80′, ‘ Limaj 84’)

Tirana hodhi në fushë pak nga titullarët e edicionit të kaluar ndërsa Orges Shehi nuk hezitoi aspak për t’i dhënë minuta afrimëve si Ngo, Limaj, Xhixha, Totre, Përgjoni.

Në anën tjetër Dinamo e gjitha e ribërë. Me asnjë futbollist nga grupi i vitit të kaluar, blutë që së fundi janë kthyer në ‘tullë’ (kupto ngjyrën) në 45 minutat e parë, u panë mjaft cilësorë në fushë.

Një sfidë e cila u vendos në fund nga kualitetet e Tiranës. Fillimisht Xhixha pa ti anulohej një gol ndërsa më pas Seferi e Limaj pikasën me golat e tyre.

Përpos Tiranës e cila vijon të jetë në nivele të larta edhe blutë e ‘erës’ Ardian Bardhi ndërsa vendosi të investojë pambarimisht për 18 herë kampionët e vendit, takimi ngjau me një derbi të parakohëshëm sezonal.

Në pjesën e parë te blutë shkëlqeu Redon Mihana i ardhur vetëm pak ditë më parë nga Apolonia.Te Tirana e pjesës së dytë, Xhixha, Limaj por dhe senatorët Çelhaka e Hoxhallari.

Formacionet fillestare:

TIRANA: Bekaj, Përgjoni, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Totre, Limaj, Toli, Gjumsi, Xhixha, Ngo. Trajner: Orges Shehi.

DINAMO: Bakaj, Isaevski, Imami, Sofranak, Siljanovski, Sidibe, Ibraimi, Ali, Bardhi, Mihana, Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!