Shkëndijë e “lagur”, Renova e Shkupi super

Tri ndeshje, asnjë fitore me dy pikë në renditje për Shkëndijën post Ernest Gjoka. Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut, nuk po dalin te fitorja edhe kur sot dukej se ishin shumë pranë saj.

Bregalnica-Shkëndija, nisi me golin e ish-sulmuesit të Laçit Altinparmakovski që në të 12-ën. Më pas stafeta kaloi te barazimi dhe rikthimi te avantazhi i vendasëve. Shkëndija arrin të barazojë me Ibrahimin në të 81 dhe të kalojë përpara në të 89 me penalltinë e shënuar nga Doriev. Në shtesë, Dujovski për vendasit barazon në 3-3.

Ndërkaq fitojnë Shkupi e Renova duke ruajtur kryesimin me 7 pikë ndërsa Struga barazoi në shkup me Rabotniçkin vendas për 0-0.

Ndeshjet sot, java e 3:

Bregalnica-Shkëndija 3-3

Makedonija GP- Skopje 5-1

Pelister- Shkupi 0-2

Rabotniçki- Struga 0-0

Renova- Borec 2-0

Tikves- Akademija Pandev 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!