Në skenë Horge Martin, Kuartararo niset i dyti

Në pistën e Red Bull Ring të Spielberg (Austri) Horge Martin vendos rekord në provat zyrtare.

Spanjolli Horge Martin sërish në skenë me protagonizimin e tij prej fituesi në Austri. Pas pozicionit pole të fundjavës së kaluar, piloti i skuadrës Pramac realizoi sërish sot kohën më të shpejtë duke marrë venin e parë të startit nesër në 14:00.

Në përpjekjen e fundit spanjolli parakaloi pikërisht në renditjen për nisjen e së dielës kryesuesin e Botërorit Fabio Kuartararon me 34 të mijtat.

Ky është poli i tretë për Martin. Në grilën e nisjes pas tij dhe Kurtaraos italiani me Dukati, Peko Banjanja. Më pas do të vijnë Johan Zarko, Mark Markez dhe Xhek Miler.

Radha e nisjes për Çmimin e Madh në MotoGP nesër në orën 14:00

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!