Sinella sheh nga ‘stoli’, Tomori afrime big

Te beratasit në Kategori të Parë, e kanë marrë seriozisht. Pas afirmimit të Sinellës në stol, vijnë lojtarë premtues në cilësi.

Nën urdhrat e Bledar Sinellës të konfirmuar për të drejtuar Tomorin e Beratit edhe për këtë edicion, së fundi janë bledhur shumë futbollistë cilësorë.

Dje në seancë u panë veç grupit të mëparshëm edhe ‘dinamovitët’ Erald Kolgega dhe Plarent Fejzaj. Por dhe Endrien Magani që vjen nga Egnatia dhe Silvio Vokrri që është aktivizuar te Kastrioti. Vladimir Saraçi e Nikolas Karakashi të tjerë që vijnë nga fqinjët e Naftëtarit.

Edhe pse merkatoja mbetet e hapur, lojtarët e vitit të kaluar që luajtën një finale ply off-i me krutanët për tu ngjitur në Superiore (humbur në Kamzë 2-1) Oltian Harremi, Mikel Canka, Ervis Çaço, Brunild Pepa, Ariel Dobra, Genaldo Sharavolli japin garanci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!