Dita e madhe e skuadrave të Superiores

Sot ballafaqimi i radhës në Conference League me risinë e Laçit dhe Teutës të cilat për herë të parë garonjë në turin e tretë të një eventi të UEFA-s.

Përgatiti: Isuf Myrtaj

Duket se futbolli nuk njeh ndalesë. Ai elitar shqiptar pasi pas dy tureve në Conference League, Teuta dhe Laçi janë ende në garë si pjesëmarrës të turit të tretë kontinental.

Kurbinasit do të luajnë në ‘Elbasan Arena’ ndërsa rivali në këtë fazë të Ligës së Konferencës, finalja e së cilës do të zhvillohet në 25 maj 2022 në ‘Air Albania’, do të jetë një emër i madh i futbollit europian, Anderleht i Belgjikës.

Te kampi bardhezi janë besues se skuadra e tyre është e gatshme për të dhuruar një tjetër sfidë dinjitoze. Mungon Shehu për kartonë, Mazrekaj i dëmtuar. Gjykon spanjolli Hoze Maria Sançez.

Teuta, kampionia e vendit në fuqi, vijon rrugëtimin në kompeticionin më të ri të UEFA-s duke luajtur në Dublin të Republikës së Irlandës me Shamrok Rovers.

E vajtjes për durrsakët në program në 21:00, do të jetë e kushtëzuar nga mungesat e titullarëve Aleksi dhe Lorenco Vila. E veçanta e impinatit ‘Tallaght’ të gjitha biletat e shitura për një kapacitet prej 8 mijë vendesh.

Një treshe nga Norvegjia me kryesor Kai Erik Stin, do të vendosë drejtësi në Dublin.

Turi i tretë kualifikues Conference League, e vajtjes:

19:00

Laçi- Anderleht (‘Elbasan Arena’)

21:00

Shamrok Rovers- Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!