Van Gal për herë të tretë te Holanda

Dani Blind, Henk Fraser e Frans Hoek pjesë e stafit teknik.

Me objektivin kualifikimi i Holandës në ‘Katar 2022’, Luis Van Gal pas 5 vitëve pushim rivesh tutat e trajnerit.

Ka ndodhur me 69 vjeçarin ndërsa me Ajaksin e tij në 1995 fitoi Champions League. ‘Gjenerali’ i famshëm ka gjetur akordin me drejtuesit e Federatës holandeze dhe do të ulet në pankinën e kombëtares për herë të tretë në histori.

Më parë drejtoi tulipanët në vitet 2000-2001 dhe 2012-2014. Van Gal në nivel klubesh ka drejtuar edhe gjigandët e Barcelonës, Bajernit të Mynihut dhe Mançester Junajtid.

Trajneri merr vendin e Frenk De Bur i cili u shkarkua pas dështimit në fazën finale të ‘Euro 2020’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!