Dinamo kthen Imamin, testi me Skënderbeun…

Skuadra e teknikut Shkëmbi po kryen fazën përgatitore në Pogradec.

Dinamo rikthen zyrtarisht Eni Imamin. Mbrojtësi kishte javë që kishte arritur akordin ndëra sot klubi blu e ka zyrtarizuar si blerje të re.

Njoftimi:

“Mbrojtësi Eni Imami është firma e radhës për Dinamon. 28-vjeçari pas eksperiencave në disa klube në Superiore rikthehet në shtëpi, aty ku nisi karriera futbollistike. Imami është bashkuar sot me skuadrën në Pogradec”, shkruan Dinamo në njoftimin e bërë.

Ndërkaq këto çaste Dinamo po luan një miqësore në stadiumin ‘Skënderbeu’ me vendsit e teknikut Migen Memelli. Në fund testi u fitua nga Dinamo me rezultatin 1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!