Smajlaj e Qerimaj jashtë finales

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e 9-të në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ai garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë dhe ngriti 181 kilogramë për një total prej 338 kilogramë.
Qerimaj provoi të ngrinte pesha si 185, 187 kilogramë, por pa mundur dot t’ia dilte.

Një tjetër sportist largohet nga Olimpiada e Tokios. Izmir Smajlaj pas tri kërcimëve në Baterinë A nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Kampioni shqiptar u rendit në vendin e 9 në Baterinë A dhe i 17-ti në renditjen e përgjithshme.

Shkodrani kërceu 7,81 në provën e tij të parë, në provën e dytë 7,86, ndërsa në provën e tretë nuk u klasifikua pas faluit.

Izmir Smajlaj ka rekordin të tij prej 8,11 metra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!