Shkëndija largon Gjokën

Fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën, palët ndahen me mirëkuptim.

Shkëndija në ndeshjet europiane në katër ndeshje pësoi po aq humbje ndaj dhe drejtuesit e klubit tetovar vendosen të ndahen me tiranasin. Nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit ata njoftojnë ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka.

“Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021. 

Familja kuqezi u uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.

Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet pankina për sezonin 2021/2022.”, shkruhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!