Perili, medajla e parë e San Marinos

Bronz për Perilin, medalja e parë olimpike edhe për San Marinon me 34.000 banorë.

33-vjeçarja renditet e treta dhe fiton një medalje Olimpike për vendin me më pak banorë në mesin e CIO-s: “Një emocion i jashtëzakonshëm, pas 9 vitesh sakrificash”.

San Marino feston medaljen e parë olimpike me Alesandra Perili, që fitoi medaljen e bronzi në “Tokio 2020”. Me 34.000 banorë, është vendi më i vogël në mesin e anëtarëve të CIO-s, me një komitet olimpik nga më të rinjtë të themeluar më 1959, ndërkohë që debutimi olimpik e ka bërë në Romë më 1960.

Perili, pranë podiumit në “Londër 2012”, jashtë finales në “Rio 2016”, e di se ka shkruar një sukses që do të mbetet në analet. “Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, – tregon 33-vjeçarja nga Rimini, mbajtëse e flamurit të San Marinos në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, – më në fund, arrita të ngjitem në podium pas nëntë vitesh sakrificash. Gjithsesi jam shumë e lumtur, edhe pse më vjen keq se kjo finale mund të kishte qenë edhe më e mirë. Kjo është medalja e parë në San Marino dhe tani nuk e di se çfarë do të ndodhë atje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!