Ngo: Tirana është dashni

Tirana stërvitet në Pogradec ndërsa Majkell Ngo në takimin e parë pas largimit nga bardheblutë si kampion, përshendet në shqip.

Ngjau sot në pritjen e rezervuar në ambientet e klubit që ju ofrua gjigandit anglez nga presidenti i kryeqytetasëve Refik Halili.

Gjatë takimit Halili i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit ndërsa Ngo i është përgjigjur në shqip por i drejtuar nga kamera me fjalët: “Ça bane, ça bona, Tirana dashni, Tirana kampion pasha jetën.”

Ndërkaq, anglezi do i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në Pogradec për të nisur fazën përgatitore. Për tu parë gjëndja fizike e futbollistit pasi prej muajsh nuk ka patur kontakt me topin.

Gjithësesi me Ngo në bord për një edicion, Tirana duket e rikompozuar mjaft mirë. Në klub shprehen se janë për një rikthim edhe të Gentian Muçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!