Calja heroik, trajneri e lë ‘pa medalje’

Me 341 kg në dygarësh, Briken Calja arrin një rezultat fantastik në ‘Tokio 2020’

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja shkëlqen në 73 kilogram. Në shtytje në pedanën e Tokios, 31 vjeçari nga Shtermeni ngriti 190 kg.

Për të ardhur keq për kampionin shqiptar i cili me vetëm 1 kg më pak nuk arriti të marrë medaje duke u renditur në dygarësh në vend të katërt.

Në fakt, duket e pafalshme për stafin teknik dhe drejtuesit që shoqëruan Caljen në stilin e shkëputjes. Pas provës së dytë (151 kg) me sukses nuk u menaxhua mirë pasi në vënd të një rritjeje graduale për peshëngritësin u firmos për një peshë shumë më të lartë (155kg).

Kështu me 341 kg në dygarësh, Briken Calja arrin një rezultat fantastik për vete dhe peshëngritjen shqiptare por kur mendon medaljen e munguar për një kg, vërtetë për të ardhur keq.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!