Brdariç: Luajmë për kualifikim, Latifi nga minuta e parë


Trajneri i Vllaznisë: “Me lojtarët e mi të bindur e gjithmonë gati për atë që unë kërkoj dhe me mbështetësit në tribunë, mendoj se kemi një avantazh dhe jam i bindur te fitorja”.

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç, i shoqëruar nga Lirdon Latifi, doli sot para mediave sportive në ambientet e ‘Loro Boriçi’ për të folur për takimin e nesërm me AEL Limasol për Ligën e Konferencës.

Brdariç:

AEL…

Jemi plot me energji për ta luajtur këtë takim. Jam shumë krenarë që kemi arritur deri këtu madje dhe Shkodra duhet të jetë krenare. Tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë më tej.”

Humbje minimale, mund ta kthejë Vllaznia?

“Po, absolutisht po. Pas analizës së dytë apo të tretë kam zbuluar disa hapësira që janë por mos harrojmë udhëtimin dhe atë që ndodhi në Qipro sepse ishte diçka e re për ne dhe nuk shkoi mirë për ne por tani e kemi harruar atë dhe jemi këtu për të bërë ndyshime rrënjësore e për të mësuar se si duhet luajtur në mënyrë që të fitojmë.”

AEL në fushë u duk shumë i qetë dhe i qartë

Po mund ti gjykojmë nga ana teknike dhe taktike por të mos harrojmë se janë ekip me shumë buxhet por dhe kushte më të mira. Megjithatë këtu kemi spektatotët që janë të shumtë por dhe me lojtarët e mi që janë të bindur dhe gjithëmonë gati për atë që unë kërkoj dhe me mbështetësit në tribunë mendoj se kemi një avantazh dhe jam i bindur te fitorja”.

Latifi nga minuta e parë?

Latifi është një lojtarë që më pëlqen shumë dhe përparimet e fundit janë të dukshme pa përmendur aftësitë e tij individuale duke na rritur si ekip. Ai ka ardhur këtu për të luajtur dhe ndihmuar me aftësitë që mbart. E kam qejf si latifin ashtu dhe Xhurxheviç por dhe lojtarër e rinj.Po nesër do të nisë nga minuta e parë.”

Tifozët ndaj Shiroki penalizuan…

Po jam në dijeni por ju kërkoj tifozëve të vijnë në stadium e të na mbështesin. Nuk kemi nevojë të penalizohemi përsëri sepse është shpërdorim parash. Na duhen ata para për klubin ata që marrim nga UEFA. I kërkoj tifozëve nëse vijnë të jenë korrektë pasi me mbështetjen e tyre me një atmosferë të zjarrtë do të jetë më e lehtë për ne që të arrijmë të fitojmë

Kartonët e shumtë? 

“Kjo është një eksperiencë e re për ne, garimi në Conference League. Gjërat janë disi ndryshe nga Superiorja, sa i përket gjykimit. Duhet të dimë të përballemi në këtë turne. Ishte një leksion ajo që ndodhi me Shirokin, por në ndeshjet e mëpasshme kemi qenë më të pastër me kartonët” /I.myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!