Kelemendi ndal këtu, kampionia tërhiqet…

Ndalet një kampione e përmasave ndërkontinentale. Majlinda Kelmendi, xhudistja kosovare që solli medaljen e parë Olimpike në histori Kosovës, ka deklaruar se pas kthimit nga Tokio do t’i japë fund karrierës në sportin e luajtur.

Kelmendi:

Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdojë, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdojë, të garojë në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoj si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime.

Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë medajista e parë Olimpike e Kosovës. Majlinda Kelmendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!