Avdyli, një më pak te Teuta

Fitoi Kupë, Superkupë dhe titull kampion në tri sezone, 28 vjeçari largohet nga Teuta.

Teuta e Durrësit pas zhgënjimit në të vajtjes në Conference League me Inter D’Eskaldes të Andorrës 0-2 , bëhët e “gjallë” në rrjete teksa së fundi i ka dhënë udhë njërit prej futbollistëve që kontribuoi jo pak për trofetë e fundit të skuadrës së teknikut Edi Martini. Është Florent Avdyli për të cilin klubi shkruan kështu:

“Faleminderit Kampion! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mefushorin Florent Avdyli, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen.

KF Teuta falënderon Florent Avdylin, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu. Avdyli meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!