Vllaznia mbërrin në Limasol

Ishte parashikuar të luhej në 16:30 por AEL- Vllaznia sipas UEFA-s zhvillohet në 19:00

Në kuadër të takimit të ditës së enjte në Qipro, me AEL Limasol për të vajtjes së Ligës së Konferencës, Vllaznia e Shkodrës dhe delegacioni që shoqëron kanë udhëtuar me një çarter përgjatë gjithë natës së ditës së mërkurë.

Pas axhendës në Rinas, ndërsa nuk kanë munguar rregullat anti Covid, Vllaznia ka fluturuar për afro tri orë ndërsa rreth orës 04 të mëngjesit, çarteri është ulur në Laranka.

Më pas i gjithë kampi shkodran ka udhëtuar me autobuz drejt Limasolit. Sipas burimëve nga kampi kuqeblu, Vllaznia pas akomodimit në hotel, pasdite do të zhvillojë një seancë të lehtë përgatitore. Brdariç do ketë konferencën për shtyp…/Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!