Kosova me 4 ekipe në Europë

Madhështore. Kosova futboll do të garojë me katër ekipe në kontinent në garat e ardhëshme futbollistike. Është vetë Federata e Futbollit e Kosovës e cila ka njoftuar sot se në edicionin e ardhshëm 2022/2023 do të marrin pjesë katër ekipe në garat evropiane.

Agim Ademi, presidenti i FFK-së, për faqen zyrtare të federatës deklaron:

“Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë. Jemi angazhuar shumë për këtë çështje, duke bërë kërkesa të vazhdueshme në UEFA, sepse jemi federata më e re e pranuar në FIFA dhe UEFA, por jo vetëm për këtë. Në këtë rast përveç punës tonë që e kemi bërë, i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan, por më së shumti i falënderoj klubet të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasi që koeficienti fitohet nga performanca e tyre.

I uroj klubet e Superligës, të cilat sigurisht se do ta mirëpresin këtë lajm pasi që shkuarja e më shumë ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe organizim më të mirë të klubeve po ashtu”, ka deklaruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi për faqen zyrtare të federatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!