Protagonizmi/ Uzuni goli i radhës dhe penalltia në shtesë

Vijon të shkëlqejë me skuadrën, vjen goli i 4-t radhazi.

Një ndeshje e mirë për Ferencvarosh me Myrto Uzunin protagonist absolut.

Në ndeshjen e parë për Ligën e Kampionëve, turi i dytë kualifikues ndaj Zalgiris Vilna, sulmuesi beratas ka arritur të gjejë golin e radhës duke kaluar hungarezët përpara. Ishte minuta e 25-të.

Ky gol hapi oreksin vendas për të gjetur të dytin i cili vjen po në këtë pjesë me Nguen 6 minuta para pushimit.

Por kur dukej se mbrëmja do ishte e gjitha e Uzunit, një penallti e humbur në kohën shtesë, ul disi entuziazmin por jo faktin e lojtarit më të mirë shqiptar të momentit. Sulmuesi pak ditë më parë i shënoi 3 gola Prishtinës në turin e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!