Dorëzohet Idrizi, Flamurtari kaosi nuk ndahet

Idrizi: “Jam kundër obsionit të shkrirjes së klubit”

Sinan Idrizi i thotë mjaft Flamurtarit. Sipas ‘Panorama Sport’, Administratori i Flamurtarit ka patur dje një takim urgjent me kreun e Bashkisë Vlorë,Dritan Lelin, për ti dhënë udhë Flamurtarit të sezonit të ri.

Fakti që kontrata e Idrizit, përfaqësues i kompanisë turke me klubin e famshëm tashmë të degdisur në Kategori të Dytë, skadon në 31 korrik 2021 ka shtyrë Lelin të takohet ballë për ballë me administratorin.

Ndërkaq pas takimit në ambientet e stadiumit ‘Flamurtari’ Sinan Idrizi ka lëshuar deklaratën: “Në kushtet e reja nuk mund të qëndroj. Në 31 korrik më përfundon kontrata me Flamurtarin.Ftova në një mbledhje të gjithë stafin dhe ju thashë se detyrimet që kam me ta janë të miat dhe se do ti shlyej.

Leli? Erdhi më takoi dhe më tha: “Çfarë do të bëjmë”? Më ofroi bashkëpunim. Por në këto kushte është e vështirë që unë të qëndroj”,ndër të tjera Idrizi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!