Dani Alvesh në Tokio për rekord…

Në avion bën si administrator, Alvesh përmes shakave ul ‘stresin’ e të rinjëve.

Brazili po udhëton për në Tokio me një grup shumë të ri dhe drejtuesi i padiskutueshëm i ekipit kombëtar të ‘Selecao’ në Japoni, do të jetë Dani Alvesh. veterani 38 vjeçar, fluturon për në Japoni me synimin për të azhurnuar rekordin e tij të pabesueshëm të trofeve.

Debutimi në Olimpiadën e Tokois për formacionin e Andre Zhardine do të jetë kundër Gjermanisë në 22 korrik në Yokohama International Stadium.

Ai është lider i përsosur. Është një fitues, ka karizëm dhe respektohet shumë nga të gjithë. Ai është një shembull për këtë brez dhe nuk ka marrë pjesë kurrë në Lojëra. Do të jetë një udhëzues në fushë dhe një shembull ”, deklaroi Zhardine menjëherë pasi kishte zbardhur listën e skuadrës.

Në moshën 38 vjeç, një nga lojtarët më të suksesshëm të të gjitha kohërave është në kërkim të një titulli që akoma nuk e ka në palmaret e tij të mëdha: medaljen e artë olimpike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!