Luis Hamilton fitorja e 99-të

Verstapen me Red Bull, goditet nga Hamilton në start të garës dhe përfundon në mur.

Në shtëpinë e tij në Silverstone, Luis Hamilton fiton GP spektakolare në garën e dhjetë sezonale. Piloti i Mercedes, kampion botë në fuqi në F1, i ndëshkuar me 10″ pas aksidentit me Maks Verstapen në start të garës, ishte i jashtëzakonshëm në xhirot e fundit teksa para tij ishin Sharls Leklerk i Ferrarit dhe shoku i skuadrës Valteri Botas.

Monegazi i kokëkuqes u duk se do të arrinte për herë të parë pas afro dy vitëve të fitonte por një kampion si Hamilton, i mbështetur nga tifozeria e shumtë në Silverstone, përmbysi gjithë ëndrrat e makinës me numër 16-të kur në ‘lojë’ ishin 2 xhiro të fundit.

I dyti Leklerk e pas tij Botas. Serxhio Perez, i heq në fund pikën si piloti më i shpejtë fituesit Hamilton.Vendi i gjashtë për SF21 tjetër të Karlos Sainz, i cili mbyll pas dy McLarens të Norris dhe Riçiardo.

Pas kësaj gare, Verstapen kryeson me 7 pikë më shumë se ndjekësi Hamilton. E radhës në Hungari në 1 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!