Merkato/ Ibraimi, Limaj, Xhixha, Hasani, Taipi…

Rindizet merkato, Dinamo dhe Tirana godasin në ‘shenjë’

Agim Ibraimi te Dinamo, Redon Xhixha te Tirana, Edon Hasani e portieri Edmir Sali te Kastrioti, Shqiprim Taipi te Kukësi. Eni Imami ‘rrugës’ për te Dinamo.

E deklaroi dje fill pas fitores fantastike të Vllaznisë ndaj Shiroki Brijeg për të kthimit në Ligën e Konferencës. Madje duke lënë gjurmë të forta, shënuar një gol vendimtar.

Në fakt Redon Xhixha te Tirana teksa pason Vesel Limajn duket një lëvizje goxha e mirë e bardhebluve. Nëse te 25 herë kampionët do ishte dhe ndonjë lojtarë tjetër i cilësisë së lartë atëhere Shehi trajner, do ishte disi më i qetë në ndërtimin e grupit të ri.

Dinamo duket mbretëreshë e momentit. Afrimi i Agim Ibraimit, e ka rritur ndjeshëm reputacionin në letër të skuadrës së Ardian Bardhit. Të tjerat, ato që luajnë në Europë, kanë kryer javë më parë lëvizje goxha të mira. Gjithësesi merkato mbetet e hapur dhe zhvillimet pritet të tundojnë të tjerë klube.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!