Prag Olimpiada/ Ata që përfaqësojnë Shqipërinë në Tokio…

Shqipëria do përfaqësohet me 9 sportistë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Nga 23 korrik deri në 8 gusht në Tokio të Japonisë, do të zhvillohen në kushte të ashpra protokollare ‘Lojrat Olimpike’.

Mbrëmjen e djeshme përmes një ceremoniali spektkolar, Kryeministri i vendit Edi Rama i dhuroi flamurin Kombëtar sportistëve tanë.

Po cilët janë protagonistët kuqezinj në këtë Olimpiadë? Ata janë: Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj në atletikë, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj në peshëngritje, Matvei Petrov në gjimnastikë, Manuela Delilaj në qitje, Indrit Cullhaj në xhudo, si dhe Nikol Merizaj e Kledi Kadiu në not.

Të gjithë janë të etur për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë, madje ka dhe nga ata sportistë që presin të marrin medalje.Shpresat në peshëngritje me Briken Caljan por dhe në gjimnastikë me ruso-shqiptarin Matvei Petrov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!