Dinamo godet sërish, Demiri vishet blu

26 vjeçari i lindur në Shkup, kalon nga Kukësi te Dinamo.

Besir Demiri është goditja e radhës e Dinamos së rikthyer në Kategorinë Superiore. Te kampi blu, pasi kanë afruar lojtarë si Patrik Bardhi, Enis Gavazaj, Aleksandër Isaevski, Goran Stiljanovski etj, marrin një tjetër futbollist që bën diferencë në Superiore. I prerë për linjën e majtë…

Kësisoji, 18 herë kampionët e vendit, në krye të të cilit në stol është vënë Bledi Shkëmbi pritet të futen në garë me objektivë të lartë.

Njoftimi i Dinamos:

‘Futboll Klub Dinamo vazhdon të kompletojë organikën e futbollistëve. Firma e rradhës është lojtari polivalent i Kombëares së Maqedonisë së Veriut, Besir Demiri. 26-vjeçari, pas eksperiencave me klube në Ukrainë, Sllovaki, Maqedoninë e Veriut dhe Superligën Shqiptare ka arritur akordin me Dinamon’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!