Damçevski i Partizanit

Partizani pasi ka larguar thuajse një formacion të tërë nga kontigjenti i edicionit të kaluar po orvatet që paralelisht me axhendën e Conference League të plotësojë grupin aktual.

Kështu sot, pasi e ka testuar për disa ditë në terren, Partizani ka zyrtarizuar marrëveshjen me Aleksandar Damçevskin.

Lojtari nga Maqedonia e Veriut vjen pas një përvoje trevjeçare me skuadrën armene, Ararat. 28-vjeçari me shtalratësi 1.94 metra, ka firmosur për një sezon, me opsionin e riniovimit edhe një sezon tjetër.

Klubi njofton:

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Aleksandar Damcevskin. Qendërmbrojtësi 28 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!