Uzuni tre gola në Prishtinë, Shkëndija tjetërsohet në Slloveni

Asnjë skuadër shqiptare nuk kalon në Champions, turi i parë. Pas Teutës, eliminuar nga moldavët e Sherif Tiraspol, bien dhe dy skuadrat e tjera shqiptare, Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës u shpartallua nga Mura 5-0. Skuadra e Gjokës luajti me një futbollist më pak që prej minutës së 42 kur shifrat ishin 1-0.

Ndërkaq në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina- Ferencvarosh pas pjesës së parë 0-0 ndryshon kah në start të së dytës. Është Myrto Uzuni ai që shënon për hungarezët në të 49′.

Nuk feston beratasi i cili shënon dhe dy gola të tjerë në fund për 1-3. Me rezultatin e përgjithshëm 1-6, kalon kampionia e Hungarisë me Uzunin ‘përbindësh’.

Rezultate sot:

Mura- Shkëndija 5-0

Prishtina- Ferencvarosh 1-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!