Teuta mbyll me humbje…minimale

Uzuni tre gola Prishtinës

Sherif Tiraspol- Teuta 1-0 (e vajtjes 4-0)

Me një gol të Adama Traore në të 8-ën e pjesës së parë, Sherif Tiraspol mbyll sfidën e kthimit ndaj Teutës. Një sfidë e cila u luajt në ritëm të ulët ndërsa pas rezultatit të ndeshjes së parë (0-4) pak pritej sot. Të eleminuar në Champions, tashmë durrsakët klojnë në Conference League. I pret Eskaldes e Andorrës..

Ndërkaq Shkëndija e Teovës u shpartallua nga Mura 5-0. Skuadra e Gjokës luajti me një futbollist më pak që prej minutës së 42 kur shifrat ishin 1-0.

Në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina- Ferencvarosh pas pjesës së parë 0-0 e pëson që në start të së dytës. Është Myrto Uzuni ai që shënon për hungarezët në të 49′. Nuk feston beratasi i cili shënon dhe dy gola të tjerë në fund për 1-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!