Miliç, mbrojtësi i ri i Kukësit

Aleksandar Miliç është futbollisti më i ri i Kukësit. Ndonëse skuadra nga skaji i verilindjes ende nuk ka zyrtarizuar një trajner, drejtori i ri Pero Pejiç vijon të afrojë elementë. Kryesisht nga tregu sllav. Klubi e prezanton kështu në rrjete:

Njoftimi:

Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtesi malazez Aleksandar Milic eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti 22-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate dy vjecare duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.

Milic vjen te Kukesi nga kampionati malazez ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Zeta Golubovac. Futbollisti 22 vjecar ka qene pjese e skuadres se Mladost Podgorices ne sezonin kur ne i eliminonim nga Liga e Europes. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtesit Milic me fanellen e ekipit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!