Vllazninë e zhdëp një rus

Conference League: Shiroki Brijeg- Vllaznia 3-1

Një treshe nga Rusia me kryesor Aleksei Matjunin dhe ndihmës Valeri Dançenko dhe Dmitri Mosjakin do të mbahen mend gjatë nga Vllaznia dhe tifozët e saj në interpretimin e njëanshëm të rregullores në fushë gjatë Shiroki Brijeg- Vllaznia përfunduar 3-1.

Dy penallti të akorduara njëra prej të cilave në dukje dhuratë për vendasit por ngarkimi me 13 kartonë të vedhë e të kuq dukej sikur vinin nga vendimet e një të dehuri.

Dy të verdha për Krymin konvertuar në të kuq dhe dy të verdha për teknikun Brdariç përkthyer po në të kuq. Edhe Plori i ndëshkuar me të verdhë.

Shifrat përfundimtarë 3-1 pas golit të shpresës shënuar nga i dalluari Çoba në kohën shtesë. Zogoviç në fund, evitoi një gol ‘vrasës’ për takimin e kthimit. Në fund, debutojnë Latifi dhe Fangaj. Për Vllazninë do të jetë mjaft e vështirë /Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!