Partizani 5 gola moldavëve, shkëlqen Zhunior

Conference League ‘Elbasan Arena’: Partizani- Stinful 5-2

Partizani nis me një goleadë kompeticionin më të ri të UEFA-s Conference League. Në ‘Elbasan Arena’, skuadra e Ilir Dajës përpos shifrave 5-2 ndaj Sfintul Gheorghe, dhuron spektakël për tifozët e rikthyer në impiantet sportive që prej marsit të vitit 2020.

Me një Stenio Zhunior në optimale por dhe të një ansambli fantastik me shprehi dhe ide të qarta në fushë, Partizani zvoglon pikërisht moldavët e Sfintul të cilët pak javë më parë mundën Sherif Tiraspol në duelin për Superkupën e Moldavisë.

Shifrat tekinikë u zhbllokuan në të 17′ nga Kardozo pas asistit të Zhunior. Sulmuesi brazilian i cili pasi sherbeu fillimisht, shënon golin e dytë në të 26′. Volkov në të 44 shkurton nga penalltia e shkaktuar nga Emiljano Musta për 2-1 të pjesës së parë.

Sakaq, për të shkuar te ‘7+’ në këtë takim, mendon sërish Zhunior teksa në të 61′ dërgon shifrat në 3-1.

Është Stinful që dhuron gafën e radhës me Zhunior që përfiton dhe asiston për Carën. Kavajasi e ka të thjeshtë të depozitojë në rrjetë në të 78′ për 4-1.

Solodovinkov përfiton nga një moskordinim i Shehit me portierin Hoxha për 4-2.

Por Stenio Zhunior, njeriu i ndeshjes sot, pesë minuta nga fundi asistoi me kokë për Kardozon, i cili shënoi edhe golin e 5 të për Partizanin triumfator./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!