Partizani i gjithi negativ, të enjten përballë moldavëve

Partizani sot pritet të kryejë seancën e fundit në ‘Elbasan Arena’. Pritet që trajneri Daja do të dalë në konferencë për shtyp në orën 19:00.

Me portretin e Alban Hoxhës në sfond, Partizani i Tiranës, i bën jehonë takimit të nesërm me FC Sfintul Gheorghe të Moldavisë për turin e parë të Conference League.

Do të luhet në Elbasan Arena ndërsa sot skuadra ka kryer sipas orientimit të UEFA-s edhe testet anti COVID prej të cilëve të gjithë kanë rezultuar negativë.

Klubi shkruan:

FK Partizani pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave të cilët iu nënshtruan kësaj analize, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të debutuar në Ligën e Konferencës në turin e parë kualifikues ndaj FC Sfintul Gheorghe. Seanca e fundit stërvitore do të zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!