Anglia ‘rikthen’ vitin 1966, shkon në finale

Gjysmëfinale Euro 2020: Angli- Danimarkë 2-1 (në shtesë)
Anglia pas 55 vitëve pritjeje prek finalen e dytë. Sot ia doli me shumë vështirësi ndaj Danimarkës simpatike të futbollit total të risjellë në këtë europian me mjaft sukses.
‘Tre Luanët’ u bënë 11-të dhe shfrytëzuan në maksimum të gjithë faktorët sportivë e arritur finalën. Aty ku sërish në ‘Wembley’ in e tyre do të luajnë finalen e 11 korrikut me Italinë.
Statistikat sot ishin të thjeshta: Goli i parë një kryevepër e Damsgard në të 30-ën duke shtangur afro 50 mijë anglezë në mitikun e Londrës. Barazimi vjen nga autogoli numër 11 i Euro 2020′ dhe mban firmën e kapitenit skandinav Simon Kjaer. Në të 39-ën.
Ndërkaq deri në të 90-ën nuk ka gol. Ai vjen në shtesë dhe i takon britanikëve që realizojnë me Herri Kejn. Filimisht kapiteni godet një penallti dhe pas pritjes së Shmajkëll rimerr topin e më pas depoziton me siguri në rrjetë. 2-1 në të 104-ën. Aq, pasi deri në fund ska asgjë. Në finale Angli- Itali