Inter bie në duar të ‘Alibaba’

Suning, në vështirësi serioze ekonomike në Kinë. Pasojat te Inter duhet të deshifrohen dhe shitja e klubit nuk mund të përjashtohet.

Alibaba Group Holdings Ltd dhe provinca qeveritare e Jiangsu janë një hap larg përfundimit të marrëveshjes për të blerë një pjesë në Suning.

Një nga tregtarët më të mëdhenj të pajisjeve elektronike në Kinë pritet të bëhën pronarë të Interit të Milanos. Alibaba, teksa zotëron 20% të aksionëve, do të marrë kontrollin e kompanisë së Zhang Jindong siç e raporton Bloomberg.

Ditët e fundit, janë shtuar fjalët për një shitje të mundshme të klubit Ntë Interit. Zërat kanë filluar të qarkullojnë, pavarësisht se familja Zhang ka mohuar largimin nga kampionët e Seria A. Aq më tepër pas marrjes së një kredie nga fondi amerikan Oaktre për të zgjidhur problemet e shtëpiake.

Në fakt ajo që është e sigurt pas marrëveshjes me Alibaba, (për tu zyrtarizuar shpejt), Zhang nuk do të ketë më kontroll mbi aksionet e së cilës në Bursën e Shenzen janë pezulluar që nga 16 qershori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!