Milevski pasuesi i Angelovskit

Në vend të Igor Angelovskit si trajner i Maqedonisë së Veriut është emëruar Blagoja Milevski. 50-vjeçari vjen nga përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët i kualifikoi në Kampionatin Evropianin për U-21.

Milevski ka drejtuar në rang klubesh Vardarin e Shkupit por dhe Ashdod në Izrael.

Presidenti i Fedaratës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muamed Sejdini, ka thënë se me trajnerin e ri e bashkojnë shumë ide.

Presidenti Sejdini:

Vizioni për të ardhmen tonë të futbollit me Blagoja Milevski si trajner i kombëtares maqedonase A është i qartë. Ai është njeriu që rigjeneroi rrjedhën e gjakut të futbollit maqedonas, krijoi një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh të cilët tashmë kanë luajtur në dy kampionate Evropiane, të rinj dhe të rritur, dhe ne jemi të bindur se kjo rrugë duhet të vazhdojë”, ka thënë Sejdini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!