Kavani shënon për Uruguain, bie Kili

Uruguai nuk e vuri në asnjë çast në diskutim fitoren me Bolivinë në një ndeshje të lujtur gjatë natës për Kupën e Amerikës CONMEBOL.

Fitorja 2-0 ishte rezultati final me golat e shënuar nga Kuinteros në 40′ (autogol) dhe Edminson Kavani në 79′.Kjo fitore e ngjit për momentin në vendin e katërt me një ndeshje te mbetur.

Ndeshja tjetër e Grupit A afroi rezulatin zhgënjyes për Kilin i cili vijon të paraqitet jo në lartësi. Kili u mund 2-0 nga Paraguai. Edhe pse dominuan, kilianët nuk konkretizuan,duke pësuar dy gola. Golat u shënuan nga Samudio 33′ dhe Almiron me penallti në 58′.

Kupa e Amerikës, ndeshjet Grupi A:

Bolivi-Uruguai 0-2

Kili- Paraguai 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!