Bie Kolumbia, Venezuela ndal Ekuadorin

Peruja mund Kolumbinë për Kupën e Amerikës dhe hap skenare të reja në fazën e kualifikimit në grup. Ata e nisën mirë ndeshjen, teksa kaluan të parët në avantazh me Pena në të17-tën. E dyta nisi me Kolumbinë që barazon me Borja i cili vendosi baraspeshën në minutën e 53-të me një penallti.

Atëherë kur Kolumbia po kërkonte avantazhin, Peruja kaloi sërish në avantazh. Jerri Mina në minutën e 64-t, shkakton autogol, duke i dhënë avantazhin final Perusë.

Pas 3 ndeshjeve të para, Kolumbia pozicionohet e dyta me 4 pikë, teksa deri tani ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Një ndeshje interesante në Grupin B ishte edhe ajo e zhvilluar në “Nilton Santos” të Rio De Janeiros mes Venezuelës dhe Ekuadorit, u mbyll me një barazim 2-2, të arritur në fund të takimit.

Venezuela është në kuotën e dy pikëve, pas tre ndeshjeve të luajtura, ndërsa Ekuadori pas dy takimëve është në vendin e fundit me një pikë të vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!