Zarko, francezi befasues në provat e MotoGP

Gara zyrtare e Gjermanisë për Çmimin e Madh në MotoGP nis nesër në orën 14:00.

Francezi Johan Zarco me Ducati Pramac, befasoi të gjithë sot në garat zyrtare të Çmimit të Madh duke siguruar “pole position” në pistën e Sachsenring.

Çmimi i Madh të Gjermanisë në MotoGP pa të renditje i dyti në prova zyrtare një tjetër francez, Fabio Kuartararo me Yamaha, ndërsa i treti u klasifikua Aleks Espargaro me Aprilia.

Gara zyrtare nis nesër në orën 14:00. Për Zarco ky është “pole” i parë sezonal, duke ndalur dominimin e Kuartararo, në “pole” në 5 garat e fundit. Mark Marquez me Honda u klasifikua i pesti, pas australianit Xhek Miler me Ducati .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!