Partizani nis të marrë formë…

Pas Herald Markut, Partizani rrëmben një tjetër aset të Vllaznisë. Bëhët fjalë për mbrojtësin Dajan Shehi.

Mbrojtësi 24-vjeçar e ka nisur karrierën te Elbasani, ndërsa ka luajtur për herë të parë në Superiore në një moshë të vogël.

Shehi më pas kaloi te Teuta, për t’u huazuar gjashtë muaj te Besa në Kategorinë e Parë në janar të vitit 2016. Me Kastriotin për të marrë fanellën e Vllaznisë.

Edicionin e fundit ishte si pjesë e shkodranëve dhe në ato takime ku është aktivizuar ka performuar shkëlqyer. Një gol ndaj Apolonisë në pjesën përmbyllëse të sfidës i dha tri pikë Vllaznisë në atë takim.

Më herët pjesë e Partizanit u bë dhe Emiljano Musta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!