Marku, goditje speciale e Partizanit

I realizoi gol në përballjen e fundit, Partizani e “përpin”.

Herald Marku është i Partizanit. Mesfushori i lindur në Laç dhe me origjinë nga Malësia e Shkodrës, ishte pjesë e Vllaznisë sezonine fundit me të cilin fitoi Kupën e Shqipërisë.

Në fund kontrate me shkodranët një ndër pikat më të forta të skuadrës së Brdariç, mësohet se ka firmosur me Partizanin. Marku u kërkua dhe nga Tirana e Ruki Brest në Bjellorusi me të cilën aktivizohet së fundi Elis Bakaj.

Tirana ishte një opsion, me bardheblutë që i kishin bërë një ofertë. Pista tjetër ishte kalimi te Rukh Brest në Bjellorusi, skuadër ku luan edhe Elis Bakaj.
Ndërkaq Hearld marku ka veshur edhe fanellën e Tërbunit dhe Kastriotit por dhe në futbollin inferior në Gjermani. Për ta njoftuar është abcnews.al. /Sportiim.al /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!