Në Superiore për një…lajm

Ikën nga Kukësi zyrtarisht Nderim Nexhipi: “Faleminderit Kukësi! Rrugëtimit tim te Kukësi i erdhi fundi dhe largohem me pengun e vetëm, titullin kampion para tifozëve të mrekullueshëm të Kukësit. Pas një periudhe prej 3 vitesh e gjysme si drejtor sportiv i FK Kukësit, erdhi dita qe te përshëndetem me te gjithë, duke falënderuar te gjithë për mbështetjen e dhënë”, ndër të tjera ish drejtori…

Tirana falenderoi sot zyrtarisht dy lojtarët e larguar me destinacion Gjilanin, Elton Kale dhe Agustin Torasa për kontributin e dhënë si bardheblu

Rinovon me Renato Malotën por nga Laçi largohet zyrtarisht Emiljano Musta. Te Partizani vijon hemoragjia pasi sot nuk janë dukur në skuadër Esin Hakaj dhe Hektor Idrizaj.

Te Egnatia ka ‘boom’ pasi klubi i sapongjitur në elitë njofton se janë larguar zyrtarisht Jurgen Vogli, Brixhild Brahimaj, Endrien Magani dhe kavajasi Alked Çelhaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!