Spektakël në Amsterdam, 5 gola në një pjesë…

Amsterdam:

Holandë-Ukrainë 3-2 (52’ Vajnaldum, 59′ Ueghorst, 85′ Dumfris / 75′ Jarmolenko, 79′ Jaremçuk)

Holanda e Frank De Bur ka fituar 3-2 përballë Ukrainës në ‘Johan Krujf Arena’ të Amsterdamit .Një pjesë e parë e cila ishte nën kontrollin e portokallinjëve të cilët patëm mbështeje nga tifozë në shkallë por në fund shifrat u fiksuan te 0-0.

E dyta spektakolare. Fillimisht Vajnaldum kalon përpara Holandën kur luhej e 52-ta dhe më pas dyfsihimi nga numri 19-të Ueghorst për një 2-0 të sigurtë. Por ishte vetëm një iluzion pasi 11 minutat e fundit të takimit kthehen në një lojë pa “karta”.

Një super gol i realizuar nga sulmuesi i Uest Hem në Premier, Jarmolenko, në të 75-ën ka rihapur takimin. Dhe në fakt barazimi i skuadrës që drejtohet nga Shevçenko ka ardhur pikësrisht në të 79-ën nha sulmuesi tjetër ukrainas Jarmençuk.

Holanda nuk dorëzohet dhe 5 minuta nga koha e rregullt me mbrojtësin e linjës së majtë futbollistin më të mirë në këtët takim Dumfris, me kokë ka rikthyer holandezët në 3-2 final.

Bukuresht:

Austri- Maqedoni e Veriut 3-1 (18′ Lainer, 78; Grigoritsh, 87′ Arnautoviç / 28′ Pandev )

Austria fiton pa vuajtje ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjën e luajtur në Rumani. Debutimi i skuadrës së Angelovskit figuroi jo me fat pasi që në fillim Austria shënoi me Lainer një gol të bukur nga afër në të 18-ën.

Pandev barazon pas një gabimi të porterit austriak në të 28-ën ndërsa në pjesën e dytë austriakët shënojë dhe dy gola të tjerë për fitorn 3-1.
Europiani do të mbahet mend për dikë që ishte i vëmëdshëm ndërsa këndohej himni i Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët e skuadrës heshtën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!