Batha te Urad në Rumani?

Pas Kobina, Kale, Doka, Torasa, Ngo, radha i vjen Idriz Bathës për ti lënë shëndetin Tiranës.

Ishte vetë lojtari kryesor i kësaj Tirane aktuale Batha teksa ditën e djeshme përmes një njoftimi në rrjetet sociale zbuloi divorcin me ekipin e Refik Halilit. Në njoftimin e tij Batha i dha lamtumirën gjithë respekt klubit bardheblu, ku kaloi dy sezonet e fundit ku fitoi edhe titullin kampion.

Gjirokastriti i bardhebluve pritet të transferohet te UTA Arad në Rumani teksa shtypi atje raporton se palët kanë gjetur akordin për kontratën dhe kushtet e saj dhe pasditen e sotme me gjasë do të vijë prezantimi zyrtar.

Sezonin e shkuar UTA Arad u rendit në vendin e 10 të. Edhe pse Tirana ende nuk është dorëzuar në tentativen për ta mbajtur në grup, në orët në vijim pritet të vijë komuiktaa zyrtare eklubit rumun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!