Belgjika luan në Rusi, Çerçesov fitojmë

Belgjikë- Rusi në program sot në 21:00 në Shën Petersburg (Gazprom Arena, 68 mijë vende) përbën dhe ndeshjen deçizive të ditës. Fakti që belgët shihen si favoritë dhe rusët që luajnë si udhëtues në shtëpi, e balancon ndjeshëm sfidën.Ndërkohë, të dy trajnerët në konferencë për shtyp u deklaruan të premten se duan të mos dalin pa pikë.

Trajneri i Belgjikës, spanjolli Roberto Martinez, para ndeshjes me Rusinë, e vlefshme për Grupin B, theksoi rëndësinë e ndeshjes së parë:

Ndeshja e parë është shpeshherë më e vështira në një turne të madh. Duhet të futesh në lojë i përgatitur, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Do të jetë një provë e vërtetë, ne e njohim shumë mirë këtë skuadër. Ata e dinë përmendësh fushën dhe do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre.”

Ndërkaq, Stanislav Çerçesov, vlerësoi rivalin por nuk e fshehu dëshirën për ta fituar takimin.

Belgjika ka 18 lojtarë që kanë luajtur në Kupën e Botës në 2018. Ata padyshim që janë një ekip i fortë. Ne jemi përballur me ata tri herë në vitet e fundit dhe të gjitha ndeshjet ishin vërtet argëtuese. Nesër duhet të luajmë në maksimumin tonë për të fituar.”

Së fundmi, Rusia ka humbur me belgët dy takime 3-1 dhe 4-1 në kualifikimet europiane dhe ka barazuar 3- 3 në miqësore)

Ky takim do të gjykohet nga spanjolli i njohur Mateo Lahoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!