Italia e nis si kampione

Euro 2020 në Olimpiko të Romës Gr: A: Turqi- Itali 0-3

Italia shfaqet mjaft e fortë në shtëpi ndaj Turqisë së Gynesh në ndeshjen hapëse të Euro 2020 luajtur në Olimpico të Romës. Pas një pjese të parë ndërsa axurëve iu mohuan dy penallti, në të dytën një turk që luan në Seria A, Demirel, shkakton autogolin që i jep epërinë Italisë së Mançinit.

Por një Turqi larg asaj forme që kishte treguar në fushatën kualifikuese (ishte në grup me Shqipërinë dhe mundte dhe më pas barazonte me Francën) nuk del kurrë në siperfaqe dhe Imobile në të 66′ e Insinje në të 79′ shpartallojnë Turqinë. Italia 28 ndeshje pa humbje, e para me tri pikë në tabelë.

Ndeshja tjetër e Grupit A, zhvillohet nesër në Baku, Azerbajxhan mes Uellsit dhe Zvicrës duke nisur nga ora 15:00. Në tribunën e Olimpico edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!