Asani bashkohet me Prengën në Hungari

Vendimi ishte marrë prej një javë por sot Jasir Asani është zyrtarizuar dhe prezantuar në ekipin e ri të kampionatit hungarez të Kisvardës. I lumtur për këtë arritje personale ish sulmuesi anësor i Partizanit, beson se pas kësaj lëvizjeje do të vijë dhe ftesa nga Edi Reja.

“Jam shumë i lumtur që do të vijoj karrierën te Kisvarda, e cilësoj një hap të madh përpara transferimin tim këtu. Kam lënë pas një sezon të mirë, por dua ta tejkaloj vetën dhe të bëj më mirë te Kisvarda.

Kam biseduar me bashkatdhetarët e mi që luajnë në Hungari. Jam i bindur që do ia dal të bëj mirë dhe të meritoj një ftesë nga kombëtarja shqiptare” tha ndër të tjera Asani.

Ndërkaq me Kisvardën aktivizohet edhe mbrojtësi mirditor Herdi Prenga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!