Firo te Kastrioti, De Silva vlen 100 milion

Ndreu deklaronte për De Silvën: ‘Sulmuesi më i mirë që kam njohur’.

Kastrioti i Krujës i shpëtoi për mrekulli rrëzimit nga Kategoria Superiore ndërsa në play off u përball me Tomorin (2-1). Megjithatë periudha post kampionat duket se nuk po kalon e qetë.

Nga grupi i skuadrës së Ramazan Ndreut janë larguar Zhivanaj, Duka, Bardhi, Rezi e Ajazi ndërsa sot zyrtarizohet dhe largimi i Xhulio Mehmetit. Ishte vetë mesfushori i dalluar që postoi në rrjete largimin nga krutanët.

Ndërkaq, Devid De Silva, braziliani që tërhoqi vemendjen e shumë klubëve elitare në Superiore, duket se është kthyer në ‘minierë ari’ për klubin e ‘Kastriotëve’. Teuta, Tirana dhe Kukësi e duan me insistim.

Fakti që 25 vjeçari ka edhe një vit kontratë me Kastriotin duket se e bën të vështirë për t’u negociuar. Gjithësesi, në klub edhe pse preferojnë të mos indentifikohen, burime tregojnë për ‘Sporti im.al’ se për kartonin e De Silvës, njëri nga tri klubet e interesuara ka ofruar shumën 100 milion lekëve të vjetër. Pritet përgjigja e presidencës…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!