Prishtina luan në Elbasan

Prishtina e shortuar dje për të luajtur në Ishujt Farore me Folgore të San Marinos duket se në 22 qershor do të jetë pritës në ‘Elbasan Arena’. E thotë për “GazetaBlic Sport” presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi.

Ndeshjet do të luhen në ‘Elbasan Arena’. Është një përparësi për neve, duke marrë parasysh se çfarë klime është në Ishujt Faroe, poashtu procedura e vizave, hotelit dhe kostos, udhëtimi me aeroplan privat shkaku i Covidit dhe ndalesat për udhëtim.

Sot moti në Ishujt Faroe ishte 10 gradë dhe në atë vend katër herë mund të bëhet ndërrimi i motit brenda ditës, gjithashtu edhe problemi i ambientimit të gjumit do të ishte pengesë. Është një kursim i madh për ne”, u shpreh Ejupi 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!