Kale, largimi i ‘hidhur’ i Tiranës

Kobinah dhe Elton Kale konsideroheshin si dy krahët më të mirë të Kategorisë Superiore pak vite më parë. Futbollisti brazilian i dha një dorë skuadrës bardheblu në fitimin e titullit kampion dy edicione më parë por sikundër Agostin Torasa edhe Kale i ka dhënë lamtumirën Tiranës.

Ai shkruan në rrjete:

“Provova mos të shkruaja lamtumirë, por qenka e pamundur. Nuk mund të ndryshoj planet e Zotit. Faleminderit president Refik Halili për mundësinë që të luaj me KF Tirana.

Tani ju jeni shumë tifozë të çmendur atje (në kuptimin e mirë), ju jeni të mahnitshëm, faleminderit për emocionet e dhuruara. Unë gjithmonë kam bërë më të mirën time sa herë që kisha veshur fanelën bardheblu, e cila gjithmonë do të mbetet e veçantë për mua.

Ndoshta një tjetër super lojtar do të vijë, por jo si unë. Unë po largohem duke lënë një trofe kampioni me një 5-1 të paharrueshëm. Kështu që unë e kreva punën time. Faleminderit shumë. Elton Cale dhe familja ime”, Kale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!