FA gjobit klubet, në Angli janë solidarë

Federata e futbollit të Anglisë ka gjetur fajtorë gjashtë klubet e përfshira në idenë e formimit të Superligës Europiane iniciuar nga Perez dhe Anjeli.

Totenhemi, Liverpuli, Arsenali, Mançester Junajtid, Mançester Siti dhe Çelsi do të paguajnë nga 3.3 milionë paund secili me paratë që shkojnë në interes të futbollit.

“Gjashtë klubet angleze të përfshira në propozimin për të formuar Superligën Europiane kanë pranuar sërish se veprimet e tyre ishin një gabim dhe kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për Premier League.

Paralelisht ata u kanë kërkuar falje përsëri tifozëve të tyre, klubeve të tjerë, Premier League dhe FA.

“Ndërkohë klubet kanë rënë dakord të mbështesin ndryshimet e rregullave në mënyrë që çdo veprim i ngjashëm në të ardhmen të shoqërohet me zbritje prej 30 pikësh. Secili klub, do t’i nënshtrohet gjithashtu një gjobe shtesë ”, përfundon deklarata e përbashkët e 6 klubëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!